EKSKLUZIVE/ Kleopatra rrëmben Kobinën, ja sa përfiton Tirana nga shitja e futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 16:30

EKSKLUZIVE/ Kleopatra rrëmben Kobinën, ja sa përfiton Tirana nga shitja e futbollistit

Kleopatra rrëmben Uinful Kobinën. Nuk është ndonjë femër që është marrosur pas lojtarit të Tiranës, as mbretëresha apo faraonia e fundit e Egjiptit. Ose më saktë. Në këtë mes ka diçka të vërtetë. Me shumë mundësi, skuadra e sapongjitur në Kategorinë Superiore të Egjiptit, Ceramica Kleopatra FC ka blerë kartonin e lojtarit të Tiranës.

uinful kobinah

Që prej datës katër dhjetor ai do të jetë pjesë e ekipit afrikan. Në fakt, lojtari nuk ka qenë dje në stërvitje dhe me shumë mundësi nëse nuk është nisur për në Egjipt do të jetë në vendin e piramidave brenda datës 4 dhjetor. “Panorama Sport” mëson se bardheblutë e kanë shitur lojtarin për 150 mijë euro dhe Kobina do të vazhdojë aventurën në një kampionat tjetër nga ai shqiptar. Për Tiranën, largimi i Kobinës është një humbje e madhe, sepse skuadra nuk do të ketë anësorin e krahut të djathtë, vendimtar në sezonet e fundit.

kobina

BASHKIA – Uinful Kobina është duke shlyer 100 orët e detyruara të punës vënë si dënim nga gjykata për falsifikimin e lejes së qëndrimit. Kobina do të punojë në një nga ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë.

KUVAJTI – Ditë më parë për Uinful Kobinën mediat e Lindjes së Mesme, e çonin drejt Kuvajtit. Ato bëjnë me dije se lojtari ganez ka firmosur me skuadrën vendëse të Kazmës. Sipas tyre, lojtari ka firmosur me skuadrën kuvajtiane, e cila është e treta në kampionatin e shtetit të Gjirit Persik. Veç kalimit, sipas tyre Kobina do të përfitojë edhe një rrogë të majme.

Nga ana tjetër, për Kobinën pjesa e Lindjes së Mesme nuk do të ishte e panjohur për të sepse edhe më parë ka pasur një aventurë në Gjirin Persik. Pas gjyqit penal dhe vendimit, lojtari do të largohet nga vendi për të firmosur një kontratë të re me një skuadër tjetër.

kobinaa

Kobina me shumë mundësi do të largohet këtë javë nga kryeqyteti shqiptar për të bërë vizitat mjekësore dhe testimet e rastit me një klub tjetër, para se të finalizojë marrëveshjen për transferimin e tij përfundimtar në një kampionat më të mirë se ai shqiptar ose të paktën më fitimprurës financiarisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"