Batha “i jep duart” Partizanit: Gjithçka shkoi keq me italianët, nuk po bisedoj me ekipet shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:46

Batha “i jep duart” Partizanit: Gjithçka shkoi keq me italianët, nuk po bisedoj me ekipet shqiptare

Idriz Batha ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Partizanin. Është vetë mesfushori që në një intervistë për Supersport, deklaron se largimin e ka cilësuar si alternativën më të mirë.

kolici-hallaci-alla-batha-kukesi-partizani-470x313

“Nuk mund të vazhdojmë dot më kështu. Më vjen keq që gjërat erdhën kështu. Gjithsesi, nuk mund të hedh poshtë gjithçka që kam kaluar në atë ekip për këto vite. Dy ndeshjet e fundit nuk mund të hedhin poshtë gjithçka. Ky ishte një vit për t’u harruar, i cili që në fillim nisi keq me ardhjen e Moxhit dhe italianëve tek Partizani. Nuk mund të ecej përpara pa pasur një grup të cilët luajnë prej kohësh. Për ne që ishim si “garda e vjetër”, ishte si një presion pasi gjithçka po na faturohej neve. Ky ishte një term i gabuar, pasi të gjithë ne luftonim që ta çonim Partizanin më lart. Ishim më të fortë me Ekubanin, Torasën apo Cetkoviçin. Nuk jam në bisedime me ndonjë klub në Shqipëri, pasi kam dëshirë për një aventurë jashtë vendit.” – deklaroi Batha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"