Bast i fituar/ Rritje e jashtëzakonshme, Strakosha mes 6 kolosëve të Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 17:10

Bast i fituar/ Rritje e jashtëzakonshme, Strakosha mes 6 kolosëve të Lacios

Thomas Strakosha është një prej titullarëve të Lacios, i cili këtë edicion në Serinë A nuk ka munguar në asnjë minutë. Lacio ia ka dalë që të triumfojë përballë Juventusit dhe Interit, duke zënë aktualisht vendin e dytë në renditje.

strakosha lacio

Vetëm një pikë më pak sesa bardhezinjtë kryesues dhe dy më shumë sesa zikaltrit e vendit të tretë janë shpërblimi i një pune të zhvilluar prej vitesh nga drejtori Tare, por edhe trajneri Inzagi. E si për të shpjeguar edhe suksesin e bardhekaltërve, “Gazzetta dello Sport” u ka kushtuar një artikull të detajuar 6 shtyllave mbi të cilat është ngritur skuadra kryeqytetase.

Açerbi, Imobile, Leiva, Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç dhe Strakosha konsiderohen gjashtë shtyllat mbi të cilat është ngritur Lacio e Inzagit, sipas prestigjiozes italiane.

THOMAS STRAKOSHA 

Lacio momentalisht ka mbrojtjen më të mirë në Itali. Thomas Strakosha, me vetëm 21 gola të pësuar, është gardiani i cili ka pësuar numrin më të vogël të golave, 21 të tillë. Më i miri në krahasim me të gjithë portierët e tjerë të elitës së futbollit italian deri në këtë moment, teksa Interi ka pësuar 22 dhe Juventusi 23.

strakosha

Aktualisht, portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, është afruar te Lacio në vitin 2013. Ishte drejtori Tare që i dha mundësinë e bashkimit me bardhekaltrit dhe më pas në vitin 2017 debuton si titullar. Në gusht të vitit 2016, largimi i Etrit Berishës nga bardhekaltrit i dha mundësinë portierit të të rinjve të Lacios që të gradohej si portieri i tretë i Lacios. Nga ky moment, Thomas Strakosha ka zhvilluar një karrierë me rritje të jashtëzakonshme.

Më kalimin e kohës, shqiptari nis të luajë edhe si titullar. Nëse për ndonjë ishte edhe i panjohur, pasi vinte si portieri i Salernos nga Seria B, për Inzagin ishte shumë i njohur nga e kaluara me të rinjtë.

Rritja e jashtëzakonshme e Thomas Strakoshës tashmë, i cili ka mbërritur në pikën që është bërë portieri me më pak gola të pësuar në Serinë A, pa humbur asnjë minutë në kampionat dhe një shtyllë e rëndësishme për ecurinë e Lacios në garën për titullin, e bën shqiptarin një nga bastet e fituara të bardhekaltërve. Njësoj edhe Luis Felipe, që ka fituar postin e titullarit në ekip..

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"