Basket/ Grumbullohet kombëtarja e meshkujve, gjysma nga kampionatet e huaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 20:20

Basket/ Grumbullohet kombëtarja e meshkujve, gjysma nga kampionatet e huaja

Është grumbulluar ekipi ynë kombëtar në basketboll për meshkuj, të cilët do të nisin një aventurë të re, atë europiane pas dështimit në botëror. 16 lojtarë janë grumbulluar për sfidën që do të luhet nesër kundër Armenisë, ku pritet që skuadra jonë të kualifikohet në këtë tur paraeliminator.

kombetarja basketboll

Kombëtarja vjen në këtë paraeliminatore të Europianit dy muaj pas skualifikimit nga Botërori. Që nga dita e hënë është grumbulluar ekipi kombëtar i basketbollit të meshkujve. Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Antonios Dukas është grumbullimi i vetëm një basketbollisti nga ekipi i Vllaznisë. Bëhet fjalë për Daniel Lekndreajn.

Sigurisht që ky sportist e ka merituar një grumbullim të tillë, sepse po spikat me lojërat dhe performancën e tij, gjithashtu lojtarët e tjerë të grumbulluar vijnë nga ekipet e Tiranës (3), Kamza (2), Teuta (2) dhe Partizani (1), ndërkohë që lojtarët e tjerë luajnë jashtë Shqipërisë. Trajneri i kombëtares përpara sfidës me armenët e ka një vizion të qartë të asaj që ka ndër mend të bëjë, pasi ka folur edhe me presidentin e federatës, Avni Ponari, ku do të mundohet të punojnë në rindërtimin e ekipit të ri kombëtar, duke alternuar lojtarët me përvojë me disa lojtarë të rinj.

lista e lojtareve basketboll

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"