BASKET/ Besëlidhja thyen Teutën, rrëmben kreun e Superligës. Tirana argëtohet me sukses treshifror ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:20

BASKET/ Besëlidhja thyen Teutën, rrëmben kreun e Superligës. Tirana argëtohet me sukses treshifror ndaj Vllaznisë

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka kompletuar dje takimet e javës së 19-të të kampionatit. Supersfida e javës ishte përballja e ekipeve kryesuese ndërmjet Teutës dhe Besëlidhjes.

beselidhja

Një ndeshje që ka prodhuar polemika të forta për disa ditë, me durrsakët që kërkuan ta shtynin për në datën 3 prill për shkak të pallatit të sportit të bllokuar nga Botërori i peshëngritjes.

Kërkesë me të cilën nuk u pajtuan lezhjanët, ndërsa të shtunën vetëm disa orë para fillimit të takimit, FSHB-ja u komunikoi shtyrjen për të dielën në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

Një kaos i vërtetë, ndërsa më në fund ekipet zbritën dje në parket për të matur forcat. Duke kaluar te basketbolli i luajtur, Besëlidhja triumfoi me rezultatin 73- 85.

Një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Afrim Bilalit, me lezhjanët që tashmë janë të vetëm në vend të parë të renditjes, ndërsa vijnë gjithashtu me moral të lartë në prag të fazës “play off”. Besëlidhja e filloi ndeshjen mjaft mirë, duke komanduar që në periodën e parë, të cilën e fitoi bindshëm 9-22.

Në periodën e dytë, të dyja ekipet luajnë mirë në sulm, por janë përsëri lezhjanët ata që tregohen më të saktë, teksa fitojnë 22-24 dhe kryesojnë 33-50 pas gjysmës së takimit. Lezhjanët administrojnë mirë në çerekun e tretë, duke i ruajtur distancat, ndërsa pas 30 minutash rezultati në tabelë shënon 52-69.

Ndonëse jo në ditën e tyre më mirë, kampionët në fuqi provojnë të reagojnë në periodën e fundit dhe arrijnë të afrohen deri në 4 pikë. Por Besëlidhja rivendos distancat, për ta mbyllur ndeshjen me +12 pikë avantazh.

I gjithë formacioni i Besëlidhjes preku kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më të mirët ishin të zakonshmit Jordan Robinson me 18 pikë e 9 ribaunde si dhe Bryant Bernard me 21 pikë. Për Teutën nuk mjaftoi Avery Sullivan, autor i 27 pikëve dhe 7 ribaundeve.

11

TIRANA-VLLAZNIA – Bardheblutë konfirmohen si sulmi më i mirë i kampionatit, teksa regjistruan një tjetër fitore treshifrore kundër Vllaznisë. Skuadra e Erkand Karajit triumfoi me rezultatin 109-69 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në sallën “Farie Hoti”.

Një ndeshje pa shumë histori, për shkak të diferencave të mëdha mes ekipeve, ndërsa shkodranët siç dihet kanë rënë edhe matematikisht nga kategoria.

Tirana e nisi lojën furishëm, për të mbajtur ritëm të lartë deri në fund. Kështu bardheblutë fituan 29-18 në periodën e parë, ndërsa në të dytën 26-13, duke shkuar në pushim me pjesëve me avantazhin e përgjithshëm 55-31.

Në një prej momenteve më të vështira në historinë e klubit, Vllaznia e kishte të pamundur për të reaguar, ndërsa vendësit i fitojnë edhe dy periodat e tjera 23-22 dhe 31-16, duke hipotekuar suksesin me +40 pikë diferencë.

Me 17 pikë, 18 ribaunde dhe 6 asiste, Julian Hamati ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. 22 pikë për Endrit Hysenagollin në rreth 23 minuta që qëndroi në parket.

Te Vllaznia spikati Eric Cooper, por 24 pikët e amerikanit ishin shumë pak për t’ia ndryshuar fatet takimit. Kujtojmë se të premten Apolonia mundi Kamzën në Vlorë 85-79, ndërsa më 1 prill do të luhet edhe java e fundit e sezonit të rregullt.

111

1112

R.GJINI/N.GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"