Basha: Pranoj fajin, Beloti u tregua më mjeshtër se unë te penalltia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:31

Basha: Pranoj fajin, Beloti u tregua më mjeshtër se unë te penalltia

Mesfushori i kombëtares, Migjen Basha, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Supersport”, pranoi përgjegjësinë në rastin e penalltisë së shkaktuar ndaj Belotit, çka solli dhe golin e parë të Italisë.

basha

Për ndeshjen

“Sigurisht që vuajtëm, në pjesën e dytë më shumë se në të parën. Në pjesën e parë kishim më shumë raste sesa Italia, por pasi pësuam golin e dytë, u bë e vështirë. U munduam të sulmojmë por nuk patëm sukses. Kur ke përballë Italinë edhe humb sepse në çdo moment të bën gol, si në rastin e penalltisë që shkaktova unë. Duhet të isha më i vëmendshëm, por ajo ndodhi tashmë. Fajtor jam unë në atë rast.”

Për penalltinë e shkaktuar

“Në atë rast nuk ishte detyra ime të mbuloja Belotin, por ai lëvizi në atë mënyrë që unë duhet të isha më i vëmendshën. U tregua më mjeshtër se unë. Mesa më kujtohet ai u ndal pak dhe priti kontaktin.”

Për keqardhjen pas një loje të mirë

“Sigurisht që të vjen keq të humbësh në këtë mënyrë sepse përveç penalltisë s’më kujtohen shumë raste të Italisë, përveç një goditjeje. Duhet të sulmonim më mirë, por nuk ia arritëm dhe ndaj Italisë duhet të kesh shumë kujdes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"