Barcelona në ankth, ndeshja e Kupës së Mbretit rrezikon të shtyhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 19:05

Barcelona në ankth, ndeshja e Kupës së Mbretit rrezikon të shtyhet

Sfida mes Barcelonës dhe Kornelas në Kupën e Mbretit është në rrezik për të mos u zhvilluar ditën e enjte. “El Mundo Deportivo” raporton se shkak është bërë koronavirusi, i cili mund të ketë infektuar disa futbollistë të ekipit të kategorisë së dytë të Spanjës.
Cornella-640x364
Megjithatë, lojtarët e ekipit të kategorisë së tretë të Spanjës (Segunda Division) do t’i nënshtrohen analizave për të parë nëse kanë marrë apo jo ‘COVD”. Në rrezik ishte ndeshja e Kornelas këtë javë në kampionat me Olot për shkak të një rasti piozitiv me “COVID”, por ndeshja do të luhet normalisht.

Kornela shkaktoi një befasi të madhe në Spanjë dhe Europë teks eliminoi në raundin e prë të Kupës duke mposhtur Atletiko Madridin me shifrat 1-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"