Barcelona braktis stadiumin “Kamp Nou”! Zyrtarizon në La Liga se sezonin e ardhshëm do të luajë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:11

Barcelona braktis stadiumin “Kamp Nou”! Zyrtarizon në La Liga se sezonin e ardhshëm do të luajë në…

Klubi i Barcelonës ka vendosur që sezonin e ardhshëm, nuk do të luajë në stadiumin  ”Kamp Nou”. Katalanasit kërkojnë prej kohësh që të rinovojnë impiantin e tyre legjendar dhe kjo i ka shtyrë që të largohen nga ai për të bërë punimet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe modernizimin e tij.

asdsadsaddddd

Për këtë arsye, klubi ka njoftuar zyrtarisht La Liga se sezonin e ardhshëm do ta luajë si pritës në stadiumin “Estadio Olímpico Lluís Companys de Montjuïc”, në të cilën gjithashtu do të presë edhe ndeshjet e kompeticioneve ndërkombëtare.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona planifikon që të fillojë në verë punimet për rimodelimin e stadiumit, me kthimin në atë impiant që është parashikuar vetëm në nëntorin e vitit 2024.

Për të gjitha këto punime, katalanasit e zhytur në borxhe kanë kërkuar investitorë të jashtëm dhe janë në bisedime për të siguruar një kredi prej 1,5 miliard eurosh, në mënyrë që të kenë likuiditetet e nevojshme

Transformimi i “Kamp Nou” edhe në ambientet përreth për ta kthyer në një qendër të mirëfilltë, pritet t’i garantojë të ardhura të rëndësishme më pas klubit që e sheh këtë si një mënyrë për të dalë nga kriza e thellë financiare ku është zhytur në vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"