Barazuan ndaj Pogradecit, Bruka: Duhet të fitonim me rezultat të thellë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:55

Barazuan ndaj Pogradecit, Bruka: Duhet të fitonim me rezultat të thellë, por…

Alban Bruka priste fitoren dhe sidomos pasi Besëlidhja kaloi dy herë në avantazh. Pas ndeshjes, trajneri tha:

alban bruka

“Këtë herë duhet të fitonim, madje me rezultat të thellë. Por, fati na shpërbleu vetëm me 1 pikë. Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin, pasi e kërkuan golin në çdo cep të fushës dhe kjo më mban gjallë për të ardhmen.

Ne arritëm që të kalonim në avantazh që në fund të pjesës së parë, por goli na u anulua me të padrejtë. Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"