Barazoi me Tiranën, Smajli: Tirana del kampione, me ta na mjafton kënaqësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 12:04

Barazoi me Tiranën, Smajli: Tirana del kampione, me ta na mjafton kënaqësia

Trajneri i Shënkollit, Dritan Smajli, pranoi se u kënaq që Tirana u ndal në fushën e skuadrës së tij. Ai pranoi se në takimin e dytë do të jetë ndryshe, por tha se do të provojë gjithçka deri në fund të 180 minutave.

dritan smajli

“Në njëfarë mënyre unë e dija se si do të luante Tirana, pasi kam qenë edhe vetë pjesë e saj. Kuptohet se Tirana ka emrin, fanellën, cilësinë, pra i ka të gjitha. Unë jam i kënaqur, pasi përballë kësaj superfuqie ia dolëm që të barazonim ndonëse pa gola, por nuk pësuam. Jam i kënaqur, pasi po shikoj se po ndërtohet një skuadër e mirë, ndonëse me djem të rinj, por me mjaft pretendime në perspektivë. Sa i përket në sfidën e kthimit në ‘Selman Stërmasi’, ne do të luajmë futboll dhe në ndeshje të tilla, përballë kësaj cilësie, na mjafton kënaqësia, pasi ne nuk kemi objektiv Kupën, gjithsesi do të luajmë lojën tonë, rezultatin e nxjerr fusha.

Unë jam i qartë se në sfidën e kthimit, Tirana do të luajë me ekipin e plotë të saj. Jo se nuk ka cilësi edhe stoli. Pashë futbollistë që ishin mjaft të mirë dhe kjo për Tiranën është një plus në suksesin e saj, pasi ka objektiva të qartë edhe në Kupë. Tirana mbetet Tiranë dhe besoj shumë që këtë vit ajo do të dalë kampione, ndaj i uroj suksese. Sa i përket kampionatit, ne ende nuk i kemi vendosur objektivat finalë, pasi do të studiojmë veten tonë gjatë rrugës dhe sipas situatës do të vendosim edhe objektivat”, mbylli Smajli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"