Barazimi ndaj Granadës, Kuman qan dy pikë të lëna: “Por më mirë një se asgjë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 8:48

Barazimi ndaj Granadës, Kuman qan dy pikë të lëna: “Por më mirë një se asgjë”

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman. Numri një i stolit të katalanasve duke folur për ndeshjen ka nënvizuar se ekipi i tij ka lënë dy pikë, ndonëse e ka pranuar se në fund gjërat mund të kishin shkuar dhe më keq.

Kuman Barcelona

“Përpara ndeshjes mendonim se do të fitonim, aq më shumë që luanim në fushën tonë. Por nisja e ndeshjes nuk ka qenë ajo që donim dhe kjo na ka kushtëzuar deri në fund. Nuk është e lehtë të gjendesh në disavantazh pas dy minutash dhe me një kundërshtar që mendonte të vononte lojën që pas minutës së dytë.

Dua të vlerësoj ekipin për personalitetin e treguar dhe vendosmërinë për të arritur rezultatin me çdo kusht, por nuk ishte e lehtë përballë një skuadre që mbronte me shumë forca. Jemi të zhgënjyer, por të paktën barazuam. Gjithmonë një pikë është më mirë se asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"