“Bajerni mbetet sërish favorit në Gjermani”, Mateus: Levandovski do t’i thyejë rekordet e Gerd Mylerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 22:48

“Bajerni mbetet sërish favorit në Gjermani”, Mateus: Levandovski do t’i thyejë rekordet e Gerd Mylerit

Bundesliga luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 14-të të saj. Pak surpriza teksa ajo që ra në sy ishte sërish humbja e Shalkes e cila edhe pse me trajner të ri nuk arriti të dalë nga zona e ftohtë. Bajerni, Lajpcig dhe Dortmund bënë detyrat duke fituar ndeshjet respektive. Lotar Mateus, në një analizë për “Sky” tha se Shalke nuk do ta ketë të gjatë qëndrimin në Bundesligë. Ish-mesfushori i kombëtares gjermane foli gjithashtu për kampionët dhe ecurinë e mirë të Robert Levandovskit.
Mateus
“Nëse Shalke luan njësoj si ndaj Hertës dhe në sfidat e ardhshme, atëherë e sigurt që ata i pret rënia. Nuk do të kenë më asnjë shpëtim. Nëse nuk merr pikë tani, është e kotë të shpresosh për më vonë”, tha Lotar që vazhdon më tej.
BAJERNI BAYERN
“Bajerni bëri ndeshje me dy fytyra, por edhe një përmbysje e tillë ka meritat e saj pasi nuk është e lehtë të shënosh 5 gola në 45 minuta kur rezultati është 0-2. Ata janë favoritë për të fituar sërish edhe pse mendoj që Lajpcig dhe Dormtund do të jenë aty për të përfituar nga ndonjë hap fals gjatë kampionatit.
LEVANDOVSKI
Levandovski? Nëse vazhdon të shënojë me ritme të tilla jam i bindur që jo vetëm që do ta arrijë Gerd Mylerin por edhe do ta thyejë rekordin e tij. Polaku nuk di të ndalet dhe kjo është për t’u admiruar. Ai është pa dyshim një nga sulmuesit më të fortë në Botë për momentin”, tha Mateus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"