Aventura në Kosovë zgjat vetëm dy muaj, ish-trajneri i Vllaznisë largohet nga klubi që mbyll renditjen në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 21:32

Aventura në Kosovë zgjat vetëm dy muaj, ish-trajneri i Vllaznisë largohet nga klubi që mbyll renditjen në Superligë

Përfundon shumë shpejt aventura e Mirsad Jonuz në futbollin kosovar. Ish-trajneri i Vllaznisë ishte emëruar vetëm dy muaj më parë në pankinën e Lirisë së Prizrenit, por tashmë do të detyrohet të kërkojë një sistemim të ri.

mirsad jonuz

Klubi bëri të ditur se palët ishin ndarë me mirëkuptim duke anuluar marrëveshjen që kishin mes tyre. “Liria e ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Mirsad Jonuz. Klubi e falënderon trajnerin për punën dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Afrimi i Jonuz mendohej se do t’i jepte një shtysë Lirisë që të ngjiste hapa në tabelë, por reagimi thuajse ka munguar dhe klubi e sheh veten në vendin e fundit në renditje me vetëm 9 pikë pas 18 ndeshjeve në Superligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"