Aventura e tifozëve, Skënderbeu s’do të jetë vetëm në Bernë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 13:30

Aventura e tifozëve, Skënderbeu s’do të jetë vetëm në Bernë

Skënderbeu nuk do të jetë vetëm sot në Bernë. Pritet që rreth 100 tifozë shqiptarë të mbështesin skuadrën bardhekuqe, mes tyre edhe një grup korçarësh që janë nisur dje nga qyteti juglindor.

tifozet shqiptare

Në këtë ndeshje të fundit për fazën e grupeve të Ligës së Europës nuk mungojnë as ata më aventurierët, të cilët, sërish me makinat personale, bëjnë mijëra kilometra rrugë për orë të tëra që të japin mbështetjen e tyre edhe në Zvicër. Përveç tifozëve nga Korça nuk përjashtohet që në këtë takim të jenë prezent edhe shqiptarë të shumtë që janë me banim në Zvicër.

24989231_1758656450845519_32069334_n

Edhe këta do të ofrojnë mbështetjen e tyre për ekipin bardhekuq që tashmë në arenën europiane nuk përfaqëson vetëm Korçën, por gjithë Shqipërinë. Me mbështetjen e tifozëve në këtë takim, Skënderbeu do ta ketë akoma edhe më të lehtë mbylljen me nder të aventurës europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"