“Atmosfera në skuadër është e mirë, me Bjellorusinë e kemi ‘finale’ “, Albi Doka: Fitojmë dhe dalim të parët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 11:25

“Atmosfera në skuadër është e mirë, me Bjellorusinë e kemi ‘finale’ “, Albi Doka: Fitojmë dhe dalim të parët

Futbollisti i Shqipërisë Albi Doka u shpreh shumë i kënaqur për paraqitjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit, ndaj të cilëve kombëtarja jonë fitoi me rezultatin 3-1. Pas takimit në “Air Albania”, lojtari i Goricës tregon se atmosfera në ekip është mjaft pozitive dhe ka optimizëm për të fituar ndaj Bjellorusisë dhe për të kapur vendin e parë.

doka
“Shqipëria e tregoi veten sot. Kazakistani nuk ishte një ekip i lehtë për t’u mundur. Për mua ishte një paraqitje e mirë dhe për gjithë ekipin. Mbetet finalja, dhe duhet t’ia dalim të gjithë.

Atmosfera ëshë e mirë, të gjithë çunat janë të qeshur. Të gjithë jemi [për një synim me Bjellorusinë.

Gjendja e skuadrës është gati, do jetë një finale. Do ndeshemi, besoj do fitojmë dhe do marrim vendin e parë”, deklaroi Doka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"