Atalanta vuan, por fiton në kampionat. Ja si vlerësohet Berat Gjimshiti për paraqitjen ndaj Krotones

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:45

Atalanta vuan, por fiton në kampionat. Ja si vlerësohet Berat Gjimshiti për paraqitjen ndaj Krotones

Atalanta vuajti jo pak ndaj Krotones për të siguruar fitoren e katërt në këtë sezon në Serinë A. Ekipi ku aktivizohet lojtari i Shqipërisë Berat Gjimshiti fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Krotones.
000ANGBVWPWEBE4B-C122-F4
Qendërmbrojtësi kuqezi u aktivizua për 90 minuta të plotë duke konfirmuar edhe njëherë garancinë në prapavijën e bergameskëve. Ai u vlerësua me notën 7 nga mediumi sportiv “Sofa Score” për paraqitjen ndaj Krotones. Në këtë takim, 27-vjeçari kreu 2 spastrime dhe 2 ndërhyrje të sakta në zonë, ndërsa fitoi 5 duele në ajër dhe 2 në fushë. Gjithashtu, Gjimshiti realizoi dhe 4 kapje topi në këtë takim.

Ndryshe nga Liga e Kampioneve ku po paraqitet mirë këtë edicion, Atalanta pësoi dy humbje tronditëse me Napolin 4-1 dhe Sampdorian 1-3 në kampionatin italian, por me fitoren e sotme trajneri Gasperini shpreson që ekipi i tij të jetë në kursin e duhur.
Statistikat e Berat Gjimshitit në ndeshjen me Krotonen sipas “Sofa Score”:
WhatsApp Image 2020-10-31 at 17.07.17

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"