Asprila i nxjerr sekretet ish-lojtarit të Interit: Nuk arrinte të shënonte sepse nuk kishte bërë seks, e prezantova me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:30

Asprila i nxjerr sekretet ish-lojtarit të Interit: Nuk arrinte të shënonte sepse nuk kishte bërë seks, e prezantova me…

Ish-lojtari i Parmës, Faustino Asprila në një intervistë të dhënë për “Tyc Sport”, ka treguar disa sekrete në lidhje me ish-shokun e skuadrës, Hernan Krespo.

asprilla.parma.sorriso.2017.2018.750x450

Kolumbiani shpjegon se si e ndihmoi Krespon që të shënonte gola, gjatë kohës kur ishin të dy te skuadra e Parmës. “Muajt e parë kur Krespo erdhi te Parma, njerëzit e masakruan atë sepse nuk po shënonte gola.

Ai ishte shumë i dëshpëruar këtë dhe agjenti i tij më tha se kishte frikë dhe duhej të flisja me të. Sapo e pashë Krespon, e pyeta se sa kohë kishte pa bërë seks dhe më tha se kishte 6 muaj. Në këtë situatë unë kisha një shoqe kolumbiane dhe e prezantova me të.krespo-e1526136399223

Ata filluan ët dilnin së bashku dhe nisën të bënin dashuri. Nga ajo kohë ai nuk u ndal së shënuari gola. Problemi që ai nuk gjente rrugën e rrjetës, ishte se nuk kishte bërë dashuri.”, u shpreh Asprila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"