Asnjë i kualifikuar në grupin më interesant të Champions-it, ja skenarët e mundshëm të grupit E

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 18:22

Asnjë i kualifikuar në grupin më interesant të Champions-it, ja skenarët e mundshëm të grupit E

Nuk është vendosur asgjë për fatin e skuadrave që janë në grupin E. Liverpuli, Sevija dhe Spartaku i Moskës kanë shanse reale për t’u kualifikuar, edhe pse favoritët janë të kuqtë e Klopit dhe spanjollët e Sevijes. Por ja si kualifikohen për më tej këto skuadra.

Sevilla FC v Liverpool FC - UEFA Champions League

SI KUALIFIKOHEN – Liverpuli: Do të kualifikohet me një barazim dhe mund të marrë vendin e parë me një fitore ose barazim, nëse Sevija dështon të fitojë. Nëse Liverpuli do ta humbë ndeshjen, ata do të jenë jashtë vetëm nëse Sevija humbet (Liverpuli do të jetë i dyti vetëm në duel kokë më kokë me Spartakun, por do të dalë i treti në duelin tresh me 9 pikë).

Sevija: do të kualifikohet me një barazim, ose me çdolloj rezultati tjetër nëse Spartaku i Moskës nuk fiton. Mund të marrin vendin e parë në grup, nëse fiton ndeshjen dhe Liverpuli nga ana tjetër nuk fiton.

liverpul

Spartaku i Moskës: Do të kualifikohet me një fitore, ose do të dalë i treti me çdolloj rezultati. Por, Spartaku i Moskës mund të marrë vendin e parë në grup nëse fiton me Liverpulin dhe Sevija nuk fiton me Mariborin. Spanjollët do të kenë rivalë mesfushorin e Kombëtares shqiptare Valon Ahmedi, i cili do të jetë titullar, por skuadra e tij nuk ka asnjë shans.

KLOP- Trajneri kërkoi që skuadra e tij të sigurojë kualifikimin dhe të mos mendojë se e ka arritur këtë gjë. “Ne thjesht jemi pjesë e Champions-it. Duhet ta sigurojmë kualifikimin. Vetëm përqendrim dhe maksimumin në fushë. Këto janë dy këshillat”, tha Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"