“Asllani ka mendje superiore”, Lele Adani i magjepsur nga shqiptari: As Interi nuk e kupton sa i fortë është ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 22:38

“Asllani ka mendje superiore”, Lele Adani i magjepsur nga shqiptari: As Interi nuk e kupton sa i fortë është ai

Ish-futbollisti i njohur, Daniele Adani, tashmë në rolin e specialistit të futbollit, është ndër të parët që ka besuar te klasi dhe cilësitë e Kristjan Asllanit, duke e evidentuar si talent premtues, që kur shqiptari ishte pjesë e moshave të Empolit.

asllani - adani

Ndërkohë së fundmi, teksa pritet zyrtarizimi i Asllanit te Interi, Adani, ka dhënë një tjetër koment impresionues për mesfushorin shqiptar, teksa në një prononcim të dhënë për “DAZN”, ish-mbrojtësi u shpreh:

“Asllani ishte gjysmë i panjohur deri para disa kohësh, tani e ka marrë Interi, një nga skuadrat më të forta në kampionat. Me siguri ai është një lojtar me mendje superiore, që sheh korridore që të tjerët nuk i shohin, me personalitet.

Le t’i japim atij kohë për t’u vendosur dhe pastaj do të shohim. Mendoj se as Interi nuk e kupton se sa i fortë është, por tifozët do ta kuptojnë këtë”, ka thënë Lele Adani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"