“As në ëndrrën më të mirë nuk e kam pritur këtë paraqitje”, Mazrekaj: S’do i kërkoj rritje rroge presidentit Laska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 16:20

“As në ëndrrën më të mirë nuk e kam pritur këtë paraqitje”, Mazrekaj: S’do i kërkoj rritje rroge presidentit Laska

Mentor Mazrekaj ishte heroi i Laçit në triumfin 1-0 që skuadra kurbinase arriti në shtëpi ndaj Teutës. Në një prononcim të shkurtër për “Gol pas Goli” pas ndeshjes, futbollisti u shpreh:

mazrekaj

“As në ëndrrën më të mirë nuk e kam pritur këtë paraqitje. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritmin. Ardit Deiu ishte futbollisti tjetër më i mirë në sfidën e sotme.

E falenderoj presidentin Laska për mundësinë që më dha. Nuk do t’i kërkoj rritje rroge. Jam i kënaqur”, u shpreh Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"