Arbitri po i masakronte, futbollistët e skuadrës boshnjake ulen në fushë dhe nuk vazhdojnë lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 15:27

Arbitri po i masakronte, futbollistët e skuadrës boshnjake ulen në fushë dhe nuk vazhdojnë lojën

Një protestë e rrallë është zhvilluar në Bosnjë-Hercegovinë gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë mes Zvijezdës dhe Bosna Visokos.

bosnje

Të pakënaqur nga vendimet e arbitrit gjatë gjithë lojës, futbollistët e Bosna Visokos pasi morën dhe konfirmimin e stafit teknik, vendosën që të uleshin në fushë në minutat e fundit duke mos e vazhduar lojën.

Ata nuk zgjodhën të braktisnin fushën pasi ajo do të shoqërohej me dënime të rënda disiplinore, por protestuan në një formë mjaft origjinale.

Megjithatë, edhe pse Bosna Visoko e la lojën, kundërshtarët nuk u ndalën, duket shënuar edhe dy gola të tjerë deri në fund të takimit. Para se ndeshja të prishej, rezultati ishte 1-0 për Zvijezdën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"