Arbitri i shqiptarëve, një metalar rus për Tiranën në Europë. Ka gjykuar Skënderbeun e Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 9:32

Arbitri i shqiptarëve, një metalar rus për Tiranën në Europë. Ka gjykuar Skënderbeun e Flamurtarin

Sergei Genadieviç Karasev do të jetë gjyqtari i ndeshjes Jang Bojs-Tirana, sfidë që do të luhet të enjten në orën 20:30 në Bernë. UEFA ka zbuluar arbitrat e ndeshjes. Ata do të jenë rusë. Veç kryesorit Karasev, ndihmës së tij janë edhe Valeri Dançenko e Dmitri Safian. Gjyqtar i katërt është Mikail Vilkov, po nga Rusia.

95B5377F-6223-4944-919A-4B1B277655B6

Karasev – Rusi që do të gjykojë Tiranën ka lindur më 12 qershor 1979 në Moskë dhe është gjyqtar në Kategorinë Superiore ruse prej 2008-ës. Prej vitit 2010, ai është gjyqtari i FIFA-s. Në karrierën e tij të gjatë, Karasev ka në kurriz mbi 100 takime nën stemën e FIFA-s. Për të, maja e gjykimit është Botërori i 2018-ës në Rusi, ku gjykoi sfidën mes Australisë dhe Perusë. Në “Euro 2016” ka drejtuar Rumani-Zvicër, ndeshje e grupit të Shqipërisë.

Karasev ka gjykuar çdo skuadër të madhe dhe të vogël në Europë, duke filluar nga ato maqedonase deri te më të mëdhatë si në kombëtare dhe në rang klubesh. Ndeshjen e fundit në Europë mes Kopenhagenit dhe Sëlltikut ai është akuzuar për një penallti të padhënë, pas një prekjeje të topit me dorë, por edhe pas këshillimit me VAR rusi ka qëndruar stoik.

F57FD115-9E33-499E-B32B-751AAF0FB0CE

Kartonët – Njihet si gjyqtar kartonësh, sepse mesatarisht jep nga 5 të verdhë për ndeshje. Nuk shquhet për kartonë të kuq, por është nga ata që kërkon rregull dhe nuk lejon lojën e rëndë. Mesatarja e penalltive për të ndeshje është 0.14

Jeta – Karasev është i martuar dhe ka dy fëmijë. Hobi i tij kryesor është pjesëmarrja nëpër koncertet metal. Në një intervistë për “RIA Novosti”, ai ka thënë se grupi i tij i preferuar është Slayer, një grup metali goxha i njohur në botë.

skenderbeu dinamo zagreb salihi

Precedentët – Për ata që nuk e dinë, gjyqtari rus ka udhëtuar dy herë drejt Shqipërisë. Si fillim në verën e 2011-ës, kur gjykonte ndeshjen e turi të dytë të UEFA-s, Flamurtari-Jablonec, mbyllur 0-2 për hungarezët. Për herë të dytë në Shqipëri, Karasev ka qenë për një sfidë kualifikuese të Champions League mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, fituar nga kroatët 1-2.

Për sa i përket kundërshtarit të Tiranës, Karasev ka drejtuar Jang Bojsin më 2 tetor 2018 në sfidën që ka luajtur në Torino me Juventusin për fazën e grupeve të Champions League-s. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 3-0.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"