Arapi i “shkel” syrin Teutës: E mendoj rikthimin, dobësimi i Skënderbeut i ka dhënë bukuri kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2018 | 19:12

Arapi i “shkel” syrin Teutës: E mendoj rikthimin, dobësimi i Skënderbeut i ka dhënë bukuri kampionatit

Mbrojtësi Renato Arapi është pranë rikthimit në Kategorinë Superiore, pas aventurës jo fort pozitive në kampionatin turk. 

Capture

Këtë gjë 32-vjeçari e pohon edhe në një prononcim për “Supersport”, teksa i “shkel syrin” skuadrës së Teutës.

“Ka qenë sigurisht zgjedhja ime dhe e menaxherit e gabuar edhe eksperienca e këtyre muajve të fundit e ka treguar që edhe ekipi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Të them të drejtën jam penduar, nuk është se ishte zgjedhja ime 100%, unë thjesht i besova menaxherit sepse ata e njohin edhe më mirë ambientin atje edhe klubet, por që ka pasur shumë mungesë të theksuar të organizimit.”

renato arapi

“Shumë lojtarë që ndoshta kanë qenë nga liga amatore kanë qenë edhe pjesë e ligës profesioniste që luajmë tani dhe kjo ndoshta ka sjellë edhe vështirësitë e veta. Nuk mund të them se e kam mbyllur sepse përderisa unë kam kontratë do të thotë se unë jam akoma i lidhur me atë klub, pavarësisht se dëshira ime personale është që të lëviz nga ky klub, nuk e di se ku po të lëviz nga ky klub.”

“Gjithmonë e kam pasi dëshirën për tu kthyer në Shqipëri, në momentin që unë nuk do të kisha mundësi për të gjet një ekip Turqi me ato kushte që unë kërkoj, sigurisht që ardhja në Shqipëri është shumë e mundur. Tani, unë nuk mund ta mohoj dëshirën duke qenë se edhe unë jam nga qyteti i Durrësit, s’do ishte keq.”

“Më vjen mirë që në kampionat ka konkurrencë, janë 3 ose 4 ekipe që luajnë për vendet e kupave të Europës, sigurisht kjo ka ardhur edhe për shkak të dobësimit të Skënderbeut, duke shitur lojtarët bazë të ekipit dhe kjo ka sjellë ndoshta një nivel më të ulët të Skënderbeut, por që e ka bërë kampionatin më të bukur.”-ka përfunduar Arapi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"