Apolonia, 150 kilometra për një miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2017 | 12:29

Apolonia, 150 kilometra për një miqësore

Apolonia nuk ka pasur kohë për të humbur. Menjëherë pas ndeshjes miqësore me Besëlidhjen, ajo ka programuar që sot të luajë edhe sfidën e fundit testuese të kësaj faze. Fierakët do të përballen me Shënkollin në transfertë. Pavarësisht një distance disi të largët (151 kilometra), Apolonia ka vendosur të provojë veten në këtë miqësore.

Taulant Hysenshahaj Apolonia

Mesfushori fierak Taulant Hysenshahaj shprehet: “Kampionati u ndërpre në një moment të mirë për ne ku arritëm dy fitore të njëpasnjëshme me Pogradecin në transfertë e me Tomorin në fushën tonë. Pa dyshim që ato na rritën ndjeshëm moralin e anën psikologjike për të vazhduar me këtë ritëm. Tashmë jemi më të fortë dhe jemi rritur në lojën tonë”.

Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"