Apeli i Mezanit: Mos e paragjykoni Laçin, luajmë për Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 10:57

Apeli i Mezanit: Mos e paragjykoni Laçin, luajmë për Europë

Gentjan Mezani apelon që Laçi të mos paragjykohet. Në prononcimin e dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Mezani tha se ndaj Teutës, Laçi do të japë maksimumin. Trajneri vlonjat thekson se nga ky takim duhen marrë tri pikët. “Në këtë ndeshje ne duhet të bëjmë detyrën si në çdo takim tjetër, duke marrë më të mirën.

Mezani1-470x312

Kemi si detyrë të japim maksimumin për të marrë fitoren. Na vjen keq që paragjykohemi, por ne mundohemi të bëjmë më të mirën në punën tonë, pasi kemi objektiv Kupat e Europës. Në këto kushte, një hap fals nuk do të na bënte mirë për vazhdimësinë.

Laci2

Prandaj, ju siguroj që edhe në këtë ndeshje ne do të bëjmë më të mirën për ta fituar”, tha Mezani. I pyetur nëse Laçi synon vendin e dytë pas dënimit nga UEFA të Skënderbeut, trajneri Mezani u shpreh: “Laçi është një skuadër me lojtarë të rinj. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të shikojmë ku do të arrijmë”. Laçi ka sot thuajse një ekip të plotë përballë Teutës. Mungesë e vetme është Selmani. Portieri vijon terapinë dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"