Ansi Agolli sfidon Fioren në sytë e… Batistutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2016 | 8:25

Ansi Agolli sfidon Fioren në sytë e… Batistutës

Karabaku i Ansi Agollit do të luajë në Itali, duke sfiduar vendësit e Fiorentinës. Skuadra azere, pasi barazoi në ndeshjen e parë kundër Slovan Liberekut, do kërkojë të marrë një rezultat pozitiv edhe në transfertën e vështirë kundër vjollcëve.

Agolli stervitje Karabak

E veçanta e kësaj ndeshje lidhet me idhullin e klubit nga Firence, Gabriel Batistuta, i cili do të jetë i ftuar nderi nga presidenca. Kapiteni i Kombëtares shqiptare pritet ta nisë takimin që nga minuta e parë, duke vazhduar të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm të formacionit të Karabakut.

Fiorentina-Karabak formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"