Postuar: Nëntor 12, 2019 | 16:02
Ançeloti drejt shkarkimit, Napoli gati t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-trajnerit tjetër të Milanit
Napoli nuk po kalon një periudhë shumë të mirë kohët e fundit, teksa nuk njohin fitore prej 5 ndeshjesh.
Pikërisht për shkak të kësaj forme të keqe të skuadrës, presidenti Aurelio De Laurentis, po mendon shkarkimin e Karlo Ançelotit nga posti i trajnerit.
Marrëdhënia midis të dyve nuk është më e mira e mundshme, dhe në ditët e ardhshme mund të vijë edhe shkarkimi i ish-trajnerit të Milanit.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, vendin e Ançelotit në rast shkarkimi, pritet ta marrë pikërisht një ish-trajner tjetër i Milanit.
Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon, i cili pëlqehet shumë nga presidenti napolitan, i cili është i bindur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
