Ançeloti pas fitores: Nuk kemi qenë kurrë në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 11:40

Ançeloti pas fitores: Nuk kemi qenë kurrë në krizë

Napoli arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Fiorentinës me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Ançelotit kritikohej nga të gjithë sepse pësonte gola të thjeshtë. Ka qenë vetë tekniku italian që iu jep përgjigje këtyre zërave.

415238_TS_16-09-18_8978494861_

“Bëmë ndeshjen që ne kishim përgatitur. Prodhuam disa gabime në pjesën e parë, kryesisht në sulm, por në të dytën i rregulluam. Mbrojta këtë herë luajti mirë dhe nuk kemi qenë kurrë në krizë. Po luajmë mirë në grup dhe gjërat e reja që kemi provuar po japin efekt”. u Ançeloti. Napoli është me pikë të barabarta me Juventusin, 9, por bardhezinjtë kanë një ndeshje për të luajtur ditën e sotme ndaj Sasuolos. Kjo e fundit renditet e 3-ta pas napoletanëve me 7 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"