Analizë e gjatë dhe vizitë e Demit, ja si shkoi stërvitja finale e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 11:54

Analizë e gjatë dhe vizitë e Demit, ja si shkoi stërvitja finale e Partizanit

Partizani kreu dje stërvitjen e fundit përpara sfidës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, ku do të kërkohet të mbrohet avantazhi 1-0 i sfidës së parë me gol të Gjelbrim Taipit.

fdh

Stërvitja e djeshme u parapri nga një video-analizë mjaft e gjatë, ku lojtarët dhe stafi teknik analizuan me hollësi detajet e ndeshjeve të shkuara ndaj verilindorëve.

Në orën 11:16 lojtarët dolën në fushën e blertë dhe trajneri Shehi i grumbulloi për një shpjegim të shkurtër rreth programit dhe më pas nisi normalisht stërvitja.

Në impiantin e të kuqve dje u shfaq edhe presidenti i klubit, Gazment Demi, i cili mesa duket kërkon të reflektojë te lojtarët rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe të vetë kompeticionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"