Analisti i njohur sulmon ashpër Skënderbeun: Skuadra e llotove dhe oligarkëve, ka baltosur figurën e heroit kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 23:30

Analisti i njohur sulmon ashpër Skënderbeun: Skuadra e llotove dhe oligarkëve, ka baltosur figurën e heroit kombëtar

Nëpërmjet një analize të publikuar në “Facebook”, drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, njëkohësisht dhe petagog, ka sulmuar ashpër klubin e Skënderbeut duke e cilësuar atë si një biznes sportit të oligarkëve në Shqipëri. Sipas Krasniqit, emri i madh i heroit kombëtar po baltoset banalisht nga matrapazët e sportit.

418993_TS_25-09-18_2965158513_

Ai nuk është kursyer aspak duke lëshuar vrer ndaj kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore. “Le ta quajnë FK Takaj apo FK Bode, FK Zeqo apo FK Filo, le të sheshin e të blejnë gola e birra, redbull apo kasa fiskale, apartamente në bregdet apo vila turistike, siç kanë bëre e vijojnë të bëjnë edhe shumica e ekipeve të “suksesshme” të tranzicionit në Shqipëri; le të organizojnë festa e mitingje në rrugë; le ta përdorin si të duan, por as ata dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e simbolit kombëtar për asnjë formë trafikimi, fitimi, abuzimi dhe krimi”, shkruhet në analizën e Afrim Krasniqit.

Nga AFRIM KRASNIQI

Duke hulumtuar raportimet 2017-2018 në mediat ndërkombëtare mbi figurën e Skënderbeut, gjen të papriturën dhe turpin e madh, që të gjithë e kemi parasysh dhe nuk e shohim, nuk e ndiejmë dhe për të cilin as nuk mund të flasim. Lajm dominues mbetet vendimi i UEFA-s për dënimin e Klubit të Futbollit “Skënderbeu” (http://www.xn--insideorldfootball-jxb.com/…/matchfixing-skenderbe…/), lajm që gjendet në çdo media të rëndësishme perëndimore e rajonale.

42175760_2074395379540445_7399403952862658560_n

Çfarë lidhje ka Skënderbeu i madh i Kuvendit të Lezhës me Skënderbeun e llotove dhe oligarkëve të tjerë të biznesit sportiv në Shqipëri? Asnjë. Përse duhet që emri i madh të baltoset kaq shumë dhe kaq banalisht nga matrapazët e sportit? Përse qytetarët e Korçës, këshilli bashkiak, FSHF dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të mbyllin sy e veshë, duke toleruar një poshtërim kaq banal të simbolit, emrit dhe domethënies që ka për ne Gjergj – Kastrioti (Skënderbeu) i pafajshëm?

Zgjidhja është dhe mbetet vetëm një: në momentin kur çështja mori trajtim institucional, do të duhej që adhuruesit e shtetit, ligjit, moralit, historisë dhe identitetit të ngrinin zërin dhe të bënin ndarjen e menjëhershme zyrtare dhe publike të Skënderbeut nga ekipi i 20-30 punëtorëve të topit, të krijuar nga koalicioni korruptiv i pushtetit të djeshëm dhe të sotëm politik e financiar.

Le ta quajnë FK Takaj apo FK Bode, FK Zeqo apo FK Filo, le të shesin e të blejnë gola e birra, redbull apo kasa fiskale, apartamente në bregdet, apo vila turistike, siç kanë bërë e vijojnë të bëjnë edhe shumica e ekipeve “të suksesshme” të tranzicionit në Shqipëri; le të organizojnë festa e mitingje në rrugë; le ta përdorin si të duan, por as ata dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e simbolit kombëtar për asnjë formë trafikimi, fitimi, abuzimi dhe krimi.

Kjo aventurë duhet të marrë përgjigje zyrtare dhe të ndalet sa më parë. Me forcën e ligjit, moralit, qytetarisë dhe sensin e shtetit. Sa më parë, aq më shpejt. Për këtë ia vlen edhe një ligj në parlament, edhe një vendim konsensual në këshillin bashkiak të Korçës, edhe një akt normativ i qeverisë, edhe shumë më tepër sesa kaq. Nëse nuk jemi të aftë ta nderojmë sa e si duhet, të paktën brezat e sotëm kanë detyrimin të mos e dëmtojmë imazhin dhe emrin e tij, të mos e baltosim me gabimet e fajet tona të vjetra e të reja.

wadas6

Ta “çlirojmë” Gjergjin nga turpi dhe denigrimi që i kemi bërë indirekt në raportimet e në mediat perëndimore. Pra, minimalisht të mos sillemi me të njësoj si Sulltanët pushtues / asimilues, që pasuan ndarjen e tij nga jeta.

418993_TS_25-09-18_6665614913_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"