Alvarezi te Sandërlendi, Interi kërkon Shaqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2014 | 14:45

Alvarezi te Sandërlendi, Interi kërkon Shaqirin

Xherdan-Shaqiri-Bayern-MunichPas shumë tentativave për të larguar Riki Alvarezin, Interin ia ka dalë mbanë të gjejë një klub për argjentinasit. Marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur u konfirmua akordi me Sandërlendin. Klubi anglez do e huazojë mesfushorin falas për një sezon, me blerje të detyrueshme verën e ardhshme. Kartoni i tij do u kushtojë 11 milionë euro, por me një kluazolë të rëndësishme. Sandërlendi do e blejë vetëm nëse siguron mbijetesën në Premier Ligë. Ndërkohë, zikaltrit janë hedhur menjëherë në sulm për një përforëcim në mesfushë. Biabiani është emri i preferuar, por ka konkurencë të fortë me Milanin dhe Juventusin. Gjithsesi, plani është që pasi të shitet Fredi Guarin, të investojnë për Xherdan Shaqirin. Bajerni është i gatshëm ta huazojë falas për një edicion, por me blerje të detyrueshme vitin e ardhshëm, për një shifër realitivisht të majme. Mësohet se kontaktet e para me Bajernin kanë dhënë rezultate pozitive. Maxarri është i kënaqur nga plani i merkatos, por radha duket se i takon shitjes së Guarinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"