Alegri, me tone të ashpra: Tani direkt me pushime, merkaton për mua e bën klubi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 11:10

Alegri, me tone të ashpra: Tani direkt me pushime, merkaton për mua e bën klubi…

“Merkaton për mua dhe për futbollistët e bën klubi. Unë do të nisem direkt me pushime dhe shihemi këtu më 10 korrik, jam shumë i lodhur”. Ishte kjo përshëndetja e fundsezonit e trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri, pas fitores me Udinezen, e cila mbyll një vit më shumë sesa të gjatë, shumë të çuditshëm dhe të turbulluar.

Alegri

“Mjaft me kë këtë muhabetin e shkarkimit apo dorëheqjes… Unë jam në dispozicion të klubit edhe për dy vite të tjera siç thotë qartë kontrata ime dhe nuk ka asnjë lloj dialogu për zgjidhjen e kontratës. Për të ardhmen pastaj pyesni drejtuesit e klubit, të cilët dua t’i falënderoj të gjithë, nga i pari te i fundit. Gjithsesi, më shumë se ata dua të falënderoj të gjithë djemtë dhe personat e tjerë që kanë punuar me mua çdo ditë në ‘Kontinasa’. Ata, por edhe drejtuesit e skuadrës më kanë bërë që të ndihem gjithmonë i mbrojtur, prandaj në asnjë moment nuk kam pasur frikë asgjë dhe nga askush. Ju pëlqen apo jo, ajo që di të shoh unë në mes të numrave është se skuadra ka grumbulluar 72 pikë në fushën e lojës, duhet të ishim në Champions…

Numerikisht kemi përmirësuar vendin e katërt të një sezoni më parë, prandaj kaq mjafton që të falënderoj të gjithë që kanë punuar me mua dhe që e çuan deri në fund mes mijërave vështirësive këtë sezon të çmendur. Treguam se në këtë skuadër ka persona që kanë pasion dhe durim për të shitur, pasi askush nuk do të kishte rezistuar siç bëmë ne. Por nga nesër (sot) do të kthehem në shtëpi… Në Livorno, ku më prej nipi im, djali im dhe kuajt e mi që kanë nevojë që të vrapojnë. Në korrik do t’i përkasë klubit të thotë nëse do të jem unë këtu apo kushdo tjetër nga pjesëtarët e kësaj skuadre madhështore si Juventusi”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"