Agolli shkëlqen, por Karabak merr vetëm një pikë ndaj Liberec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 19:27

Agolli shkëlqen, por Karabak merr vetëm një pikë ndaj Liberec

Skuadra e Karabak, në të cilën aktivizohet mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ansi Agolli, ka qenë e para që ka zbritur në fushën e lojës në këtë fazë grupesh në Ligën e Europës, në përballjen e orës 17:00 ndaj Slovan Liberec. Por ekipi nga Azerbajxhani është dashur të kënaqet vetëm me një pikë pas barazimit 2-2.

14102266_1841825072707257_2361031895637629745_n

Agolli ka qenë një ndër lojtarët më aktivë në fushën e lojës, duke arritur disa herë në fundore për të harkuar topin në zonë, por sulmuesit e skuadrës së tij nuk ishin aq të vëmendshëm duke shpërdoruar disa mundësi të mira.

Por mbrojtësi shqiptar ishte njëkohësisht edhe një prej futbollistëve që kreu faullet më të ashpër në këtë sfidë dhe në dy raste, u fal nga gjyqtari Klosner. Gjithsesi, ky i fundit nuk e kurseu kartoni e verdhë në minutën e 72-të të sfidës, dhe pas një tjetër ndërhyrjeje të kryer nga Agolli, trajneri Kurbanov vendosi të largonte nga fusha e lojës mbrojtësin shqiptar për të mos rrezikuar të kuqin.

Agolli Karabag

Kësisoj, Agolli kaloi në stolin e rezervave 4 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe shtesën e ndeshjes, ku ekipi i tij arriti të barazonte me golin e Sadiqov pikërisht në minutën e fundit të kësaj shtese.

Kundërshtarët e tjerë të Karabakut në Grupin J të Ligës së Europës janë Fiorentina dhe PAOK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"