Administratori Barushi jep lajmin e madh: Dinamo, shpejt me shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2020 | 0:27

Administratori Barushi jep lajmin e madh: Dinamo, shpejt me shtëpi

Situata në futbollin sh qiptar është mjaft delikate. Të gjithë po e ndiejnë kush më shumë e kush më pak në aspekte të ndryshme. Dinamo, që kërkon rilindjen me drejtuesit e rinj, nuk ka probleme financiare, por përveçse duhet të sigurojë qëndrimin në të Parën, është ende pa një qendër stërvitore të sajën.

dinamo

BARUSHI – Administratori i klubit blu, Ermal Barushi, duke folur për “Panaroma Sport” në lidhje me situatën te Dinamo, zbulon edhe një detaj shumë interesant. Shumë shpejt kjo skuadër me emër të madh do të bëhet me shtëpi të re. “Jemi mirë në këtë situatë, ku është kufizuar çdo sektor i jetës. Kjo periudhë, për punën tonë te Dinamo ka pasur edhe një të mirë: presidenti i detyruar nga rrethanat, ka qëndruar pranë klubit, duke mbyllur punët e projektuara për të ardhmen e shoqërisë. Unë dhe bashkëpunëtorët e tjerë kemi qëndruar afër për të hedhur themelet e para të një shoqërie sportive.

barushi

Dinamo është marrë në një situatë shumë të vështirë organizative dhe teknike, është një bast i vështirë, por duke njohur profesionalizmin e presidentit, tifozët dhe dashamirësit e skuadrës sonë duhet të jenë të qetë. Kjo situatë është delikate, futbolli pa tifozë dhe me këtë infrastrukturë që kemi, është çmenduri të diskutohet. Jam i bindur se në fund do të fitojë zgjidhja më e mirë. Meqenëse jemi tek infrastruktura, mund të them se Dinamo është gati të finalizojë një nga objektivat e saj, për të cilin ka nevojë. Së shpejti do të bëhet me shtëpi të re dhe besoj se ky lajm do t’i gëzojë tifozët për të ardhmen e saj”, thekson Barushi.

SKUADRA – “Me gjithë vullnetin tonë, është pak e vështirë t’i ndjekësh lojtarët nga larg. Shoqëria tani funksionon e organizuar, me struktura të stafit që merren me komunikimin dhe lojtarët. Nga informacioni që kam, më kanë lënë të kuptoj se vazhdojnë stërvitjen individuale në ato kushte që munden. Problem është situata me portierët, pasi ata kërkojnë një stërvitje më specifike, në kushte shtëpie e kanë të vështirë”, thotë më tej administratori i Dinamos.

Barushi

TË HUAJT – Blutë kanë shumë të huaj dhe kjo është një çështje më vete. Për këtë problem, Barushi shprehet: “Futbolli është globalizuar prej kohësh dhe të kesh të huaj në ekip, është vetëm një e mirë më shumë për të rritur kualitetin e garës. Pse, Interi, Roma, Juventusi etj., nuk kanë të huaj? Sigurisht, ky moment që po kalojmë me të huajt nuk është i mirë, por nuk është se kemi zgjidhje tjetër, është epidemi globale”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"