“Acar” në Gjirokastër, Luftëtari u frikësohet largimeve të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 22:27

“Acar” në Gjirokastër, Luftëtari u frikësohet largimeve të tjera

Që nga fillimi i muajit janar, Luftëtarit i janë bashkuar emra të rinj, të cilët shihen si alternativa cilësore nga trajneri Nikolin Çoçlli. Tre-katër lojtarë të ardhur nga akademia e Partizanit mendohen se do të jenë elementë të rëndësishëm në formacionin e Luftëtarit për gjysmën e sezonit të mbetur.

Luftetari1
Aktualisht, nën urdhrat e stafit bluzi prej ditësh janë duke u stërvitur emra, si: Rimal Haxhiu, Aleksandros Zaimi, Mikel Brahilika, Kabir Tahiraga, Arbër Mehmetllari, Arlis Shala, Renato Spahiu, Robson Renan Robinho.

Në seancën e djeshme, mungonin Spahiu dhe Zaimi. Duke qenë se merkatoja është e bllokuar, këta të fundit pritet të firmosin me Apoloninë dhe Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"