Sulmuesi dëshiron rikthimin te Barcelona: Ndjej dashuri për katalanasit, dua të luaj përsëri për këtë klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 17:24

Sulmuesi dëshiron rikthimin te Barcelona: Ndjej dashuri për katalanasit, dua të luaj përsëri për këtë klub

Pedro Rodrigez prej 4 sezonesh luan te Çelsi në Premier Ligë, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2015.Pedro Celsi

Megjithatë dëshira e lojtarit është të rikthehet përsëri te katalanasit, ku ai u bë i njohur për të gjithë me performancat e tij të shkëlqyera.

Diçka të tillë e ka pranaur edhe ai vetë, teksa në një intervitë të dhënë së fundmi, është shprehur se ndjen dashuri për Barcelonën, dhe dëshiron të rikthehet atje. “Të gjithë e dinë se çfarë ndjej për Bracelonën dhe gjithmonë ekziston një mundësi për tu rikthyer. Kjo është diçka që e kam thënë gjithmonë. Është një klub për të cilin ndjej dashuri të veçantë.Pedro

Kam kaluar shumë vite atje, dhe më duan të gjithë. Sigurisht që do të doja të rikthehesha aty. Unë mendoj se është e vështirë që kjo të ndodhë, por gjithmonë ekziston një mundësi.”, u shpreh Pedro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"