6 mijë tifozë lushnjarë dhe 300 ballshiotë, të veçantat e “finales”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 15:19

6 mijë tifozë lushnjarë dhe 300 ballshiotë, të veçantat e “finales”

*Rreth 6 mijë shikues i janë drejtuar stadiumit “Roza Haxhiu”, pas dy vjetësh duke risjellë atmosferën sportive në qytet. Banderola për Cankën, Sefën, Alushin.

sefa lushnja

Postera-portret për ish-tifozë të Lushnjës që nuk jetojnë më, të njohur si ish-kapo ultras. Që në orët e para të pasmesditës grupimet e njohura të tifozerisë lushnjare kanë filluar organizimin drejt stadiumit “Roza Haxhiu”. Kështu, grupimet “Ultras Karbunana”, “Lagjja Stan”, “Çunat e Ypsilonit” kanë nisur këngët dhe ovacionet derisa kanë mbërritur në stadiumin lushnjar.

Lushnja, tifozët

*Hyrja në stadiumin “Roza Haxhiu” ka qenë e lirë për tifozët.

*Lushnja feston për herë të nëntë kalimin në elitë. Për herë të parë skuadra lushnjare është ngjitur në elitë në vitin 1961. Më pas në vitet 1980, 1982, 1988, 1990, 1996, 2008, 2013. 14 maji i vitit 2017 realizoi ngjitjen e nëntë të Lushnjës në Superiore. Kjo përkon me 90-vjetorin e krijimit të skuadrës, kur saktësisht në 14 majin e vitit 1927 Lushnja realizoi takimin e parë, në miqësoren me Tomorin.

Tifozet Lushnja

*Bylisi nuk mundi të realizojë ngjitjen e katërt në elitë. Skuadra ballshiote është ngjitur për herë të parë në vitin 1996. Më pas në vitet 2008, 2010 dhe 2015.

*Ergys Kuçi i Bylisit u ndëshkua me të kuq, njësoj si dy vite më parë.

*Kishte rreth 300 tifozë të ardhur nga qyteti i Ballshit.

Bylis

*Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia festive e dhënies së Kupës për skuadrën lushnjare si fituese e grupit B të Kategorisë së Parë. Tashmë, skuadra e Lushnjës do të vijojë përgatitjet për Kupën e kampionatit të Kategorisë së Parë, ku përballë do të ketë Kamzën ose Besëlidhjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"