300 gola me klubet, Lukaku futet te bomberët specialë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 15:46

300 gola me klubet, Lukaku futet te bomberët specialë

Ndeshja u ndal në minutën e 72-të për shkak të problemit që pati mbrojtësi i Romës Ndika, por aq mjaftoi që Romelu Lukaku të festonte golin e tij të 300-të me klubet ku është aktivizuar.

lukaku

Sulmuesi belg arriti të barazonte një sfidë që Roma po e humbte dhe arriti këtë kuotë shumë të rëndësishme, që në fakt nuk e kanë shumë lojtarë në qarkullim. Që nga Anderlehti, pastaj me aventurat e tij në Angli dhe në Itali, “Big Rom” ka tundur 300 herë rrjetën vetëm me klubet pa llogaritur edhe golat me kombëtaren e Belgjikës.

Golin e parë me profesionistët e ka shënuar në 22 gushtin e vitit 2009 kur ishte 16 vjeç dhe 101 ditë. Ishte goli që ia bëri autostradë rrugën Anderlehtit drejt titullit në atë kohë. Prej disa javësh i mungonte goli, por e gjeti në një ditë ku nuk kishte shumë vend për festë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"