30 futbollistë në provë, Elbasani kantier i hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 23:37

30 futbollistë në provë, Elbasani kantier i hapur

Shumë sasi, pak cilësi. Kjo është fraza që e tregon më së miri gjendjen e skuadrës së Elbasanit këtë periudhë përgatitoreje. Me verdheblutë janë duke u stërvitur afro 30 sportistë dhe deri në startin e kampionatit vetëm gjysma e tyre do të “mbijetojë”, duke e marrë të mirëqenë faktin se elbasanasit do të bëjnë afrimet e shumëpritura fill pas mbylljes së merkatos së Superiores.

Elbasani

Të paktën, kështu është pohuar nga drejtuesit elbasanas në lidhje me merkaton, të cilët i mbajnë shpresat nga Superliga. Gjatë këtyre pak javëve përgatitjeje, në Elbasan ka pasur një dyndje futbollistësh nga të gjitha qytetet e vendit, por vetëm pak prej tyre kanë të dhëna që mund t’i bëjnë punë skuadrës. Ditën e sotme verdheblutë do të bëjnë një test miqësor me Shkumbinin për të parë më nga afër këta lojtarë, ndërsa të shtunën kanë programuar një tjetër test me Sopotin.

Këto dy ndeshje do të vendosin se cilët nga të rinjtë e afruar do t’i mbijetojnë “sitës” së klubit. Vlen për t’u përmendur se aktualisht janë afruar lojtarë si Bushi, Dushaj apo Ballgjini, të cilët duket se janë integruar pak më shpejt se pjesa tjetër e të afruarve në Elbasan.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"