27 vite si pjesë e Bajernit, ndahet nga jeta ish-presidenti i kampionëve të Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 13:03

27 vite si pjesë e Bajernit, ndahet nga jeta ish-presidenti i kampionëve të Gjermanisë

Ish-presidenti i Bajernit, Uilli Hofman, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, në Mynih, të martën e 9 gushtit.

hofman

Ai ishte një nga presidentët që qëndroi për një kohë shumë të gjatë në krye të klubit, për 6 vjet, nga 1979 deri në 1985, por ka qenë pjesë e klubit dhe stafit drejtues për plot 27 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, Bajerni i Mynihut arriti të fitonte dy kampionate dhe dy Kupa Gjermanie, ndërsa arriti dhe në finalen e Kupës së Europës përballë Aston Vilës, por që e humbi.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka bërë me dije vetë Bajerni me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 


View this post on Instagram

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"