SPAK shpall sot pretencën për Fredi Belerin, i riu tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit përpara GJKKO-së! Shoqërohet nga policia

Feb 13, 2024 | 13:57
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme pritet të shpallë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.

Ndërsa një qytetar ka tentuar të djegë flamurin e Vorio-Epirit përpara GJKKO.

Siç shihet në pamje, i riu ka tentuar t’i vendosë flakën flamurit, por është ndaluar të kryejë aktin dhe është shoqëruar nga policia.

Ndërkohë brenda ambienteve të gjykatës kanë hyrë familjarët e Belerit.

Prokurorët e SPAK pritet të japin konkluzionet për hetimin dhe të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestuan nën akuzën e blerjes së votave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura