SPAK kërkoi dënimin me 2.6 vite burg të Belerit, avokati: E turpshme dhe e pritshme! Nuk sollën asnjë provë

Feb 13, 2024 | 14:59
SHPËRNDAJE

Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se pretenca e SPAK për dënimin me 2.6 vite burg të Fredi Belerit ishte e pritshme dhe e turpshme.

Ai theksoi se “është një fabul e ndërtuar keq”, duke shtuar se organi hetues nuk solli asnjë provë përveç dëshmisë së Arsen Ramës.

Përfaqësuesi ligjor i Belerit deklaroi se nuk ka asnjë foto të Arsen Ramës me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një e ndërtuar shumë keq si fabul. Është një akuzë e turpshme, e pritshme. Siç akuzoi edhe Beleri në fillim të seancës për gjykatën, është në vëmendje të Prokurorisë, çfarë të thotë prokuroria ”, tha avokati.

Ndërsa për Pandeli Kokaveshin SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg të konvertuar në 4 vite shërbim prove për shkak të problemeve të tij shëndetësore, si edhe për faktin se ka një fëmijë të mitur me probleme shëndetësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura