Sot, Itali-Angli/ Historia e një sfide që ka shënuar 90 vite histori

Mar 23, 2023 | 17:15
SHPËRNDAJE

Itali-Angli është një klasike europiane dhe ka marrë të gjithë vëmendjen e këtij starti të kualifikuesve të “Euro 2024” si ndeshja më e rëndësishme e javës së parë.

dfgfdgdfgdfg

Precedenti i parë ka qenë 90 vite më parë: ekzaktësisht ishte 13 maji i vitit 1933 dhe mjeshtrit e këtij sporti denjuan që të sfidojnë kombëtaren e re të kaltër në Romë, duke barazuar 1-1. Që prej atëherë u deshën 40 vite miqësore (me një bilanc me 4 barazime dhe 4 humbje) për të parë më në fund një fitore të italianëve: 2-0 në Torino në qershor 1973, një sukses që u konfirmua edhe në nëntor në fitoren 0-1 në “Wembley” firmosur nga goli i Fabio Kapelos.

xcvcxcvxcvxvcxvc

Në vitin 1976 mbërrijnë ndeshjet zyrtare që i hapin rrugën një bilanci më shumë se pozitiv për Italinë: 8 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Të gjitha pjesë të kualifikueseve në Botërorin argjentinas të 1978-ës. Italianët i mundën 2-0 në Romë dhe anglezët humbën në të njëjtën mënyrë edhe në Londër. Kombëtarja e Bearzotit arriti gjithsesi që të shkojë në Argjentinë për shkak të diferencës më të mirë të golave.

Në Europianin e 1980- ës, i cili u mirëprit nga Italia, vendësit arritën që të fitojnë minimalisht falë golit të Tardelit, e cila u pasua nga një 2-1 në Bari në finalen për vendin e tretë të Botërorit të Italisë në 1990, firmosur nga Baxho dhe Skilaçi. Në kualifikueset për biletën në Botërorin e Francës 1998, Italia do të fitonte 1-0 falë golit të Xhanfranko Zolës në “Wembley”, për të barazuar më pas pa gola në Romë. Ishte një rezultat, i cili e detyroi kombëtaren e Maldinit që të luante kualifikimin me Rusinë.

Për të parë një tjetër ndeshje zyrtare u desh të priteshin çerekfinalet e “Euro 2012”, kur pas 0-0 në kohën e rregullt dhe 30 minutave të shtesës, Italia arriti të presë biletën në katër skuadrat më të mira të turneut pas ruletës së penalltive. Dy vite më vonë ishte iluzioni i fitores (2-1 firmosur nga Markizio dhe Baloteli) në ndeshjen e parë në grup, për të dështuar më pas të kualifikoheshin përtej kësaj faze në “Brazil 2014”.

sdfsddfsffs

Pjesa e mbetur pastaj është historia e ditëve të sotme dhe ajo që shkroi historinë e futbollit. Flasim për finalen e Europianit 2020, luajtur një vit më vonë prej pandemisë dhe në “Wembley”, italianët mposhtën të zotët e shtëpisë, të cilët kaluan menjëherë në avantazh me Shoun. Bonuçi barazoi në pjesën e dytë dhe pastaj shkoi në shtesë, ku një super Donaruma hipnotizoi anglezët, duke i dhuruar trajnerit Roberto Mançini dhe shefit të delegacionit, Xhanluka Viali, një përqafim, i cili do të merrte një vlerë akoma më të madhe disa muaj më vonë.

Pastaj është radha e dy përballjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve: një barazim 0-0 në Uolverhempton dhe 1-0 në “San Siro”, firmosur nga Raspadori, rezultate që i dërguan të kaltrit në fazën finale të kompeticionit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura