SMS rozë në emër të drejtoreshës së Tatimeve

Dec 30, 2013 | 10:24
SHPËRNDAJE


Muri i godinës së Kryeministrisë, ku po shfaqen prej disa ditësh mesazhet e urimit të qytetarëve, duket se është kthyer edhe në një hapësirë ku mund të “abuzohet” me emrat e personave publikë. Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi me mesazhin e drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj, në të cilin thuhet “Rilindja i dhuroi shqiptarëve një kryeministër seksi dhe të mrekullueshëm si ju. Briseida Shehaj”. Pak ditë më parë, muri i godinës së Kryeministrisë u përdor edhe nga një qytetar, i cili, krahas urimit për Krishtlindjet, njoftoi nxjerrjen në shitje të makinës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura