“S’më tremb Balaj”, portieri Rexhepi gati për sfidën e radhës: Ndaj Vllaznisë më ecën

Oct 2, 2023 | 9:11
SHPËRNDAJE

Në krah të trajneri Di Biaxho ishte këtë herë portieri Bekim Rexhepi. Sa i takon ndeshjes së sotme me Vllazninë ai theksoi se ndaj kësaj skuadre ka bërë gjithmonë ndeshjet më të mira dhe se nuk i trembet Balajt në fushë.

di biaxho rexhepi

“Gardiani” i bluve shprehu gjithashtu besimin se Dinamo në fund të kampionatit do të jetë në 4-shen e parë: “Në këto 6 javë kampionat nuk jemi të kënaqur me pikët, sepse duhej të kishim më shumë, por futbolli është i tillë. Kur pritshmëritë janë të mëdha, ndodh diçka ndryshe. Gjithsesi, gjithë ekipi do ta marrë veten, do të bëjmë ndeshje më të mira në vazhdim.

Golat e pësuar? Nuk mund të them se problemi qëndron tek unë apo te dikush tjetër, është gjithë ekipi. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Rëndësi ka që ekipi të reagojë mirë dhe të jemi të fortë psikologjikisht për të dalë nga kjo situatë”, deklaroi fillimisht Rexhepi.

VLLAZNIA – “Ndeshje e fortë. Nuk duhet të mendojmë faktin se ata mund të luajnë me portierin e tretë, sepse ai në fund mund të dalë lojtari i ndeshjes. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar, duhet ta bëjmë punën ashtu siç duhet. E dimë se çfarë ekipi ka Vllaznia.

Çdo herë që kam luajtur ndaj Vllaznisë, kam bërë ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që të jetë kështu edhe këtë herë. Është normale që të pritet më shumë nga unë.

Ky është vitit i 3- të në Superiore, vij nga titulli i vitin e kaluar dhe mundohem të ndihmoj ekipin sa më shumë brenda dhe jashtë saj. Besojmë shumë te njëritjetri dhe them se do të arrijmë atë që duam. Balaj? Nuk ka asnjë lojtar që i trembem, në fushë do të jap gjithçka nesër dhe në të ardhmen”, theksoi portieri i Dinamos.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura