“Skifteri” nga Durrësi dhe e dashura që e ndihmonte të fshihej dalin në gjyq, ja çfarë vendosi gjykata (FOTOT)

Feb 19, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Astrit Thaçi, vene ne pranga per nje seri vjedhjesh, se fundi edhe argjendarine ne mes te Elbasanit dhe e dashura e tij, Adela, e cila e ndihmonte te fshihej kane dale ne gjyq, per t’u njohur me masen e sigurise. Gjykata pranoi kerkesen e organit te akuzes dhe vendosi ta lere ne burg te riun, ndersa e dashura e tij u la me detyrim paraqitje.

Prokurorja Anila Bebeci me heret kerkoi “arrest ne burg” per Astrit Thaçin dhe ‘detyrim paraqitje’ per te dashuren e tij Adela Berisha, si bashkepunetore.

Pasi policia vuri ne pranga Astrit Thacin, u zbulua se pas tij fshihej e reja, qe ishte e dashura e tij, e cila e ndihmonte.

astrit-thaci

Ne nje rrefim te saj te siguruar sot nga Panorama Online ajo theksonte se njohjen me Thaçin e ka pasur përmes rrjetit social Facebook dhe se nuk ka pasur dijeni që ai vazhdontë të grabiste.

 

adela

Por ka rrëfyer se kur janë njohur, ai i ka treguar për të kaluarën e tij dhe e reja tha se i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga ky ves.

adela1

astriti dhe adela

“Pak kohë më parë kuptova që merrej me këtë punë dhe i kërkova të hiqte dorë. Mendova se nuk merrej më me këtë punë. Kisha lidhje serioze me Astritin, nuk ishte thjesh për të kaluar kohën. Unë e doja”.

Pas “skifterit” të Durrësit qëndronte një 20- vjeçare nga kryeqyteti, e cila e mbështeste dhe e ndihmonte t’i fshihej Policisë pas grabitjeve që kryente, dyshon Policia të cilën e ka akuzuar si bashkëpunëtoren e tij të vetme.

Burime nga Policia kanë bërë të ditur se identifikimi i saj dhe përfshirja në krimet e të riut, është zbuluar pas përgjimeve të bëra për arrestimin e Astrit Thaçit. 20-vjeçarja dyshohet se e strehonte të dashurin e saj, pasi arrinte të grabiste shuma të ndryshme parash në biznese të ndryshme.

“Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin Astrit Thaçi, duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë”, deklaroi Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura