SKANDALI/ Për të bërë rezonancën në QSUT duhet të presësh disa muaj

Jan 27, 2017 | 19:46
SHPËRNDAJE

Problemet e shëndetësisë në vendin tonë nuk kanë të mbaruar. Kamera e emisionit “BOOM” bëri një vëzhgim në QSUT dhe për të bërë rezonancën pacientët duhet të presën disa muaj.

Qytetarët u ankuan se presin mbi një muaj, ndërkohë që ministri i Shëndetetësisë ka deklaruar se radhët e pritjes do të shkurtohen.

Gazetarja: Për rezonancën po prisni? Sa kohë keni që ua kanë caktuar për të berë rezonancën?

Qytetari: Me muaj

Gazetarja:  Sa muaj?

Qytetari: Me Muaj.

Gazetarja: Po ti xhaxhi?

Qytetari: Po dhe xhaxhi ashtu e ka

Qytetari: Diskun e more?

Gazetarja: Diskun? Jo s’më dhanë disk

Qytetari: Shko e blije një disk

Gazetarja: Sa lekë bën ai disku? 500 lekë?

Qytetari: 1500 lekë te ajo kantina atje mu në rrugë. Hy e dorzo dokumentat se ke kohë , mbas një ore a një orë e ca hajde

Qytetari: Ça një ore ,a sa po bëjmë ne? 2 orë e ca  që po presim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura