Skandali me taksat, kryeministri britanik shkarkon nga posti ministrin e Financave. Ishte emëruar nga Boris Johnson në korrik të vitit të kaluar

Jan 29, 2023 | 12:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Partisë Konservatore Nadhim Zahawi, i cili është përballur me kritika për marrëveshjet e tij për taksat.

220707040108-01-nadhim-zahawi-070722-file

Javën e kaluar Sunak urdhëroi këshilltarin e tij të etikës të hetonte Zahawin pas pretendimeve se ai kishte paguar një gjobë si pjesë e një marrëveshjeje të raportuar prej 4.8 milionë paund me zyrtarët taimorë, dhe nuk e kishte deklaruar atë te autoritetet, shkruan CNN.

Zahawi u emërua kancelar i thesarit nga ish kryeministri Boris Johnson në korrik të vitit të kaluar. Ai qëndroi në kabinet edhe nën drejtimin e Liz Truss dhe kryeministrit aktual Rishi Sunak.

Në një letër drejtuar Zahawi, Sunak tha se, pasi hetimi përfundoi punën e tij, “është e qartë se ka pasur një shkelje të rëndë të Kodit Ministror”.

“Si rezultat, ju kam njoftuar për vendimin tim për t’ju larguar nga posti juaj në qeveri”, ka shkruar Sunak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura