Skandali “McGonigal”, Gazment Bardhi: Rama nuk mund të mbulohet nga Spiropali në Parlament, prezenca e tij ishte e detyrueshme. Vetëm nëse do e thërrisja si të pandehur…

Feb 2, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se nuk është tërhequr nga interpelanca me kryeministrin Edi Rama.

gazment bardhi

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në News 24, Bardhi tha se ministrja Elisa Spiropali nuk mund të flaës në emër të Ramës lidhur me çështjen “McGonigal”.

Ai tha se Rama duhet të përgjigjet, pasi sipas tij, flitet për informacione të dërguara nga zyra e qeverisë për aktpadinë e SHBA-së dhe shtoi se vetëm nëse do të thirrej s ii pandehur, kishte të drejtë të mos përgjigjej.

“Nuk jam tërhequr nga interpelanca dhe e kam bërë të qartë edhe sot. Ne kërkuam interpelancë me Ramën për një çështje të tij private, nuk lidhet me diçka që mbulohet nga ministrja Spiropali. Kjo është seanca e dytë ku kryeministri mungon dhe në bazë të rregullores kërkuam prezencën e tij. Kur kjo ndodh ai është i detyruar të vijë në seancë. Ka patur vetëm një rast ku kolegu Agron Shehaj kishte kërkuar interpelancë dhe ai kishte bërë të njëjtën gjë.

Kisha pyetje se çfarë është biseduar mes kryeministrit dhe agjentit të FBI. Së dyti flitet për informacion në aktpadinë e SHBA të dërguar nga zyra e Ramës, do pyetej se çfarë informacioni ishte dërguar. Cilat ishin rrethanat e takimit të tij të parë me McGonigal? Janë çështje që ka dijeni vetëm Rama, prandaj prezenca e tij ishte e detyrueshme. Nëse do e thërrisja si të pandehur do kishte të drejtë të mos përgjigjej”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura