Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ka denoncuar shitjen e energjisë nga ana e KESH jashtë bursës Alpex me një çmim më të ulët.
Ai thotë se ky është një skandal duke kërkuar nga drejtori i Bursës Aplex dhe drejtori i KESH që të japin menjëherë dorëheqjen.
Sipas tij organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar të shkaktuar nga kjo lëvizje.
Statusi i plote
Skandal
KESH sapo ka shitur 67200 MWh me një çmim rreth 66€/MWh jashte Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro.
Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.
Nëse Kesh do shiste në bursen Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro!
Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar
Ps.Për reference keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al